Skip to content

E rende ne IKMT

Newsbomb.al ka siguruar ekskluzivisht një fotogarfi të dy drejtuesve të lartë të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj dhe Klesti Çela, të cilët janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në zyrat e institucionit qendror.

Shkak është bërë një masë bllokimi që Fatmir Metaj kishte vendosur ndaj një kompanie që derdhte dhera e inerte në rrethinat e Tiranës, duke shkelur ligjin dhe me pasoja në mjedis.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se Klesti Çela është drejtor i Mjedisit në IKMT dhe ka shkuar në zyrën e kolegut Fatmir Metaj bashkë me tre persona të tjerë, dhe pas një debati të shkurtër verbal, e kanë qëlluar këtë të fundit me grushte, shkelma e qyta pistolete.

Ngjarja është në përmasat e skandalit sepse bëhet fjalë për një nga Inspektoriatet më të rëndësishme të shtetit dhe drejtorët rrihen brenda institucionit, mes tyre, me qyta pistoletash.

Kunati drejtor i Ergys Agasit e qëlloi me qytë pistolete, FOTO: Klesti

Fatmir Metaj dhe Klesti Çela, shefa ne IKMT

Për më tepër, nga burime paraprake theksohet se drejtori Fatmir Meta ka zbatuar një urdhër të Kryeinspektorit të sapoemëruar, Afrim Qëndro, duke bllokuar mjetet e një kompanie private sipas parashikimeve ligjore, sepse po shkarkonin dhera e inerte në periferi të kryeqytetit.

Mirëpo, me këtë vendim nuk ka rënë dakord drejtori tjetër Klesti Çela, i cili ka mësyrë në zyrën e Fatmir Metës bashkë me tre persona të tjerë dhe e kanë dhunuar. Gjatë sherrit, raportohet se janë nxjerr dhe armët e zjarrit, me qytat e të cilave është qëlluar në kokë e trup Fatmir Metaj.

Siç bëhet me dije, drejtori i Mjedisit në IKMT, kunati i Ergys Agasit, menjëherë pas sherrit të dhunshëm ku është përfshirë ka shkuar në zyrën e Kryeinspektorit Afrim Qëndro dhe ka dhënë dorëheqjen.

Pritet që për rastin e Klesti Çelës dhe Fatmir Metës të reagojë edhe Policia e Shtetit.

© Newsbomb.al

Published inBank

Comments are closed.