Skip to content

Arrestohet nga policia këngëtari i njohur shqiptar,

Reperi shqiptar Mossi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi, raportohet se është arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli. Lajmi është bërë i ditur nga burime mediatike vendase, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar më herët se po hetonin intensivisht rastin.

Sipas raportimeve, Mossi nuk është i vetmi i ndaluar. Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incidentin e ndodhur të hënën. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, duke nxitur debat mbi sigurinë e gazetarëve dhe përgjegjësinë ligjore në raste të tilla.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se para sulmit fizik, ndaj gazetarit Pacolli ishin adresuar edhe kërcënime serioze. Dyshohet se këto mesazhe janë bërë nga vetë Krasniqi, i cili në atë kohë ndodhej në arrati.

Janë publikuar ditën e sotme pamjet e momentit të sherrit të ndodhur së fundmi mes gazetarit Burim Pacolli dhe reperit të njohur me emrin e artit si “Mossi”.

Në pamjet e siguruara nga burimet, gazetari Pacolli shikohet duke goditur me shuplakë reperin Mossi, një veprim që pastaj për pak sa nuk i kushtoi jetën.

Sapo gazetari goditi me shuplakë reperin, 2 shokët e këtij të fundit ndërhyjnë dhe godasin me grushte Burim Pacollin. Pas goditjeve të marra ky i fundit përfundon në tokë, ku dy shokët e Mossit e gjuajnë me gjithë forcë me shkelma në bark.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë reperi Mossi së bashku me dy shokët e tij që u përfshinë në konflikt janë vënë në pranga.

Shkak për dhunimin e tij, është bërë renditja e disa prej “diss”-ave më të forta të reperëve kosovarë, vitet e fundit. Gjatë emisionit të Meriton Mjekiqit, Pacolli ka veçuar “diss”-in që Mossit i ka kushtuar rivali i tij Butta.

Pas kësaj, Mossi reagoi i revoltuar në rrjetet sociale, teksa ka deklaruar se ai kishte refuzuar që të shkonte në një intervistë me të dhe kjo ishte arsyeja pse gazetari i përmendi këngën e rivalit të tij.

Më tej, reperi nuk i ka ndalur sulmet ndaj gazetarit, teksa nuk ka ngurruar as ta kërcënojë publikisht.

Video nga momenti i sherrit:
Ë

Published inBank

Comments are closed.