Skip to content

Fundi i padiskutushëm! Koka zbulon dy skenarët për rrëzimin e Ramës si kryeministër

Gazetari Bledian Koka foli mbi situatën politike brenda Partisë Socialiste dhe rreziqet për stabilitetin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se dy skenarë kryesorë mund të çojnë në fundin e epokës së Ramës: një vendim pezullimi nga SPAK dhe një mocion mosbesimi në Parlament, i ushqyer nga pakënaqësitë në rritje brenda maxhorancës.

Koka shpjegoi se dosjet e drejtësisë, përfshirë një të ardhur nga Gjermania, po afrohen rrethit të ngushtë të kryeministrit, ndërsa mungesat e deputetëve kyç në takimet e fundvitit tregojnë një fraksion të pakënaqur që mund të ndikojë në një votëbesim të mundshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolet e ndryshuara të figurave si Belinda Balluku, e cila forcon pozitat e saj për shkak të besnikërisë ndaj Ramës, dhe Elisa Spiropali, e cila duket se po ndryshon qasjen ndaj opozitës, duke e distancuar veten nga dikur lideri absolut i grupit parlamentar.

 “Çfarë ishte kjo shfaqje e sotme? Unë e kam përmendur disa herë këtu që ka, po themi, dy mënyrat klasike të zotit Rama që ai të bjerë nga pushteti. Janë kush? Një, me të cilën ai po lufton fort, dhe që është ajo pezullimi. Pra, në rast se, si në një moment të caktuar, SPAK-u e ka një dosje, afrohet dhe merr vendimin për ta pezulluar, sot e gjithë ditën ai pezullimi, siç na thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vlen edhe për kryeministrin e Shqipërisë.

Kjo gjë mbetet për t’u parë ose jo. Por akti i dytë, çfarë do të duhet të ndodhte që zoti Rama të, dhe unë besoj që do të duhet të shkohet në një moment aty, të rrëzohet si kryeministër, është me votëbesim në parlament. Nga njeriu që në nëntor fliste “unë ju bëj kloun se unë s’ju logaris fare”, krejt papritur zoti Rama e ka ndryshuar komplet artikulimin e tij në raport me grupin parlamentar, sepse e kupton fare mirë që…

Unë mendoj që po. Dhe kjo gjë, dhe ky mesazh i është dhënë zotit Rama në natën e festave të fundvitit. Ai i mblodhi deputetët e Tiranës, dhe aty nuk ishin të pranishëm Elisa Spiropali, nuk ishin të pranishëm Erion Braçe, nuk ishte i pranishëm shumë deputetë e ndër të tjerë, nuk ishte i pranishëm Gramoz Ruçi, që është gjithmonë i pranishëm në festat e Partisë Socialiste. Pra, janë ca rekorde që po i sjell tani për të thënë se çfarë, ku mund të shkojë kjo gjë.

Unë mendoj që zotit Rama do t’i vijë fundi i pushtetit politik: një, përmes vendimit të SPAK-ut, që sa vjen dhe forcohen zërat se në një moment të caktuar do të duhet të shkojë edhe tek zoti Rama, sidomos me dosjen që erdhi nga Gjermania.

Gjermaninë, jo me aksin, me aksin dhe aty e dinë të gjithë; domethënë, vetëm se s’tregohet, praktikisht tashmë jemi te bashkëshortja e zotit Rama, dhe kur të jemi bashkëshortja e zotit Rama, të themi fe e zotit Rama.

Dhe më pas, akti i dytë që do të duhet, si me thënë, do të pasojë në rast se aktivizohet pezullimi, do të duhet të jetë impeachment-i për zotin Rama, dhe këtu më pas duhet patjetër votat e Partisë Socialiste. Ato që ne i shohim me vonesë, zoti Rama i di para nesh. Dhe shpeshherë unë kam thënë që, për të kuptuar hallin e zotit Rama, shikoni se si vepron ai.

Pra, krejt papritur ai ka zbuluar raportin dhe pasionin me Belinda Ballukun, sepse e ka vënë re që ajo ka qenë ushtarja e tij, ka bërë çfarë ka dashur ai, pa diskutim, ka vjedhur dhe lubi e ka bërë të veten, por asgjë nuk ka bërë zonja Balluku pa lejen dhe pa urdhrin e Edi Ramës. Dhe lëvizjet në qeveri, pra kjo qeveri e re, këtë tregon. Pra, është vijim, një inerci e kësaj logjike, ndoshta dhe dora e fundit e një lloj shpërblimi të thoja unë ndaj Belinda Ballukut.

Të gjithë njerëzit që kanë zënë pozicione që mbahen direkt te Belinda Balluku, janë prapë nën ndikimin e saj. Është shpërblimi i fundit dhe është shtrëngimi i radhës me atë që mund të shtrëngohemi, sepse realisht unë mendoj që pozicioni i zonjës Spiropali në raport me politikën ka kohë që ka ndryshuar. Mendoj që zonja Spiropali, si kryetare e parlamentit, ka… Po. Që me kryetar, që kur u bë kryetare e parlamentit, unë kam thënë në këtë studio: zonja Spiropali e bëri të dukej Lindita Nikollën një despote. Me mënyrën se si e menaxhonte, opozita ishte shumë më e lirë të fliste, ishte shumë më e lirë të tejkalonte masën që përcaktonte rregullorja si modeli i Gramoz Ruçit dikur kryetar Kuvendi.

Gjithmonë për Elisën e Skënderbeut po flasim. Po. Dhe, me sa duket, Elisa e Skënderbeut është bërë mamicë, e kupton, që ka veshur parzmore dhe tani po lufton. Jo për turqit, po për Skënderbeun, që me sa duket është bërë më despot sesa turqit në këtë rast.”- tha ai në Task Force.

Published inBank

Comments are closed.