Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Ilnisa Agolli, ka bërë një koment të drejtpërdrejtë dhe ndoshta të papritur lidhur me divorcin e shumëpërfolur të aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.
E ftuar përballë gazetarit Roland Qafoku, Ilnisa, e cila ka qenë e pranishme edhe në dasmën e ish-çiftit, u pyet nëse i erdhi keq për ndarjen e tyre. Përgjigja e saj ishte e prerë: “Jo”.
Ajo e argumentoi këtë qëndrim duke e parë ndarjen si një akt emancipimi dhe marrjeje të kontrollit mbi jetën personale, duke e krahasuar edhe me përvojën e saj.
“Është fat i bukur kjo ndarja e ditëve të sotme… Shyqyr që po vendosin të marrin timonin e jetës së vet, si burrat ashtu dhe gratë,” – u shpreh ajo, duke shtuar se nuk jetojmë më në sistemin ku duhet të rrish me dikë vetëm për hir të opinionit të komshinjve apo kolegëve.
Duke folur specifikisht për Bes Kallakun, të cilin e cilësoi si një mik të vjetër dhe shok klase nga Akademia e Arteve, Ilnisa deklaroi hapur mbështetjen për vendimin e tij.
“E kam shumë xhan dhe ka bërë shumë mirë që është ndarë,” – tha ajo.
Sipas Ilnisës, kjo bindje vjen duke dëgjuar artin e tij të fundit.
“Ai flet përmes teksteve të veta… Duke iu referuar atyre këngëve që unë dëgjoj, them që zgjidhja më e mirë është kthimi te vetja dhe ecja përpara pa e kthyer kokën pas,” – përfundoi ajo.

Comments are closed.