Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt fizik që dyshohet se lidhet me një djalë.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dy vajzat shihen teksa përplasen fillimisht me fjalë, ndërsa situata përshkallëzon shumë shpejt në përleshje fizike. Ato kapen prej flokësh në mes të rrugës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
Në momentin kur situata duket se del jashtë kontrollit, në skenë ndërhyn djali për të cilin dyshohet se nisi konflikti. Ai futet mes tyre dhe përpiqet t’i ndajë, duke i larguar nga njëra-tjetra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, duke ndezur reagime të shumta dhe komente nga përdoruesit, të cilët kanë diskutuar gjatë për arsyen e konfliktit dhe sjelljen e vajzave në publik.

Comments are closed.