Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me Sali Berisha në sallën e parlamentit që më shumë se një përplasje mes tyre ka qenë një mundësi për t’i hedhur kunja Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministrja që kërkohet të arrestohet nga prokurorët e SPAK.
E para që hodhi kunjat ishte Elisa Spiropali, e cila në momentin që u përmend nga deputetët e opozitës tha se i vinte keq që ishte larguar nga qeveria pas një paralajmërimi të Sali Berishës.
Ky i ktheu menjëherë përgjigje duke i sqaruar se goditjen e kishte nga vetja, për shkak të rivalitetit që kishte me Belinda Ballukun, por Spiropali u përgjigj se “të gjithë nga vetja e kemi” që më shumë se një përgjigje për Berishën, tingëllonin si thumba ironie për situatën e vështirë ku gjendet Belinda Balluku.
Elisa Spiropali: Shkakton një lloj emocioni të kthehesh të bësh replika në kuvend me Sali Berishën, por të gjithë e kanë nga vetja! Asnjë nuk e ka nga të tjerët! Unë nga vetja! Ti nga vetja! Të gjithë nga vetja! Për veten mbajmë përgjegjësi në këtë dhë, prandaj të shohim ku ishim e të shohim ku do jemi në të ardhmen. Vetja është ajo që na sjell ku jemi dhe vetëm për veten mbajmë përgjegjësi, për të tjerat nuk mbajmë përgjegjësi.

Comments are closed.