Skip to content

Çmendet çmimi i naftës! Ja sa kushton nga sonte në Shqipëri

Lufta në lindjen e mesme, vijon të japë efektet e saj edhe në Shqipëri, ku çmimi i naftës nazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Ku ditën e sotme në qytetin e Elbasanit çmimi i naftës ka pësuar një rritje të menjëhershme me 10 lekë për litër, duke “ia kaluar” edhe Tiranës.

Një litër naftë ka arritur çmimin 195 lekë, teksa vetëm një ditë më parë një litër naftë shitej për rreth 182-185 lekë, e ky ndryshim i menjëhershëm me 10 lekë ka rritur dyshimet për abuzime nga distributorët e karburanteve.

Ndërkohë në kryeqytet nafta vijon të shitet mesatarisht me 182 lekë për litër. Në disa pika karburantesh këtë të shtunë ka një rritje të lehtë deri në 185 lekë.

Brenda pak ditësh çmimi i naftës me pakicë në kryeqytet u rrit dy herë. Kjo rritje është justifikuar me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare.

Published inBank

Comments are closed.