Skip to content

“Një deklaratë e bujshme nga Brikena…”/ Çfarë do të ndodhë në Prime-n e BBVip 5?

Spektakli i madh i mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5” pritet të jetë me deklarata të pazakonta dhe me një surprizë për një prej banorëve.

Në promon e spektaklit të publikuar në faqen zyrtare në “Instagram”, thuhet se do të flitet dhe për prishjen e një aleance, kush tradhtoi kë?

“Dasma Selin-Gimbo, nisi me trazira dhe përfundoi me lot…
Prishja e një aleance, kush tradhtoi kë?

Një deklaratë e pazakontë nga Brikena…
Një surprizë pas shumë kohësh për një prej banorëve!
Big Brother VIP, të shtunën ora 21:00 me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet bashkëngjitur me videon e promos.

Opinionisti i njohur i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, është vënë përballë një zgjedhjeje teksa ka qenë i ftuar në një podcast, ku i është kërkuar të zgjedhë mes dy moderatorëve të formatit: Arbana Osmanit dhe Ledion Liços.

Edhe pse Arbër Hajdari i vlerësoi të dy si profesionistë të vërtetë, përgjigja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe pa hezitim.

“Unë e kam gjetur më mirë veten me Ledionin,” – deklaroi ai, duke bërë një diferencim të qartë.

Arbri shpjegoi se marrëdhënia e tij me Ledionin ka arritur në një stad tjetër komunikimi, që shkon përtej fjalëve.

“Me Ledionin kam arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare, jemi gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm me sy,” – u shpreh ai.

Opinionisti theksoi gjithashtu etikën dhe respektin e Liços, duke thënë se ai të dëgjon dhe respekton mendimin, edhe kur është kundër, duke qenë gjithmonë shumë i edukuar.

“Unë e kam gjetur më shumë veten, me më shumë kimi me moderatorin Ledion Liço,” – përfundoi Hajdari.

Published inBank

Comments are closed.