Skip to content

Arratiset Sokol Balla për të mos u kthyer më? Burime: Ka kërkuar që emisioni i tij të

Mungesa e papritur Sokol Ballës nga emisioni Real Story në ABC News ka ngritur një seri pikëpyetjes, ku dyshohet se mund të jetë arratisur, pasi është larguar nga Shqipëria.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në ambientet mediatike, zhvillimet vijnë vetëm dy ditë pasi Sokol Balla është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Pas kësaj paraqitjeje, ai nuk është parë më në drejtimin e emisionit të tij të përjavshëm.

Mbrëmjen e së enjtes, “Real Story” u drejtua nga gazetari Emilian Islami, ndërsa ditët e tjera në program janë transmetuar ritransmetime, një praktikë që zakonisht përdoret kur një emision përballet me mungesë të përkohshme të moderatorit ose ndryshime në redaksi.

Burime brenda televizionit konfirmojnë se Sokol Balla ka kërkuar mundësinë që emisionin ta drejtojë në mënyrë virtuale nga e hëna, duke ngritur dyshime të forta se nuk do të kthehet më në Shqipëri.

Burime të sigurta konfirmojnë tensione mes Sokol Ballës dhe administratorit të televizionit, Ngadhnjim Kastrati. Menjehere pasi u thirr nga SPAK-u, Sokol Balla ka pasur debate të forta me Ngadhnjim Kastratin, duke i kërkuar që ti deklaronte rrogën e plotë 40 milionë lekë të vjetra në muaj, por ai nuk ka pranuar, ndersa ka nxjerrë në shitje apartamentet që ka në Tiranë (në vlera mijëra euro), duke pasur frike se mund ti sekuestrohen.

Në mungesë të një deklarate publike nga vetë gazetari apo nga drejtuesit e televizionit, mbeten disa pyetje thelbësore:

• Pse mungon Sokol Balla nga drejtimi i emisionit që ai moderon prej kohësh?

• A lidhet kjo mungesë me procedura apo verifikime nga institucionet e drejtësisë?

• A do të rikthehet ai në ekran, apo “Real Story” po përgatitet për një ndryshim të përhershëm në drejtim?

Deri në një sqarim zyrtar, ajo që dihet me siguri është vetëm një fakt: një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar mungon papritur nga studioja e tij, ndërsa pyetjet për atë që po ndodh pas skenës po shtohen çdo ditë dhe hipoteza më e mundshme është arratisja e Sokol Ballës, duke mos pasur guximin të përballet me drejtësinë. Por pse vallë? Çfarë e frikëson kaq shumë gazetarin kurajoz që dënoncon dhe godet gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe duke bërë të fortin në ekran?/Newszone.al

Avokati Marash Logu ka bërë me dije se flitet nëpër koridoret e drejtësisë, se gazetari Kol Balla, ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, është arratisur nga Shqipëria pas thirrjes në SPAK pak ditë më parë.

‘Koli; gojët e liga po thonë që pas thirrjes në SPAK, je arratisur në drejtim të paditur. Por, unë nuk e besoj; ti nuk je nga ata që i bën bisht përgjegjësisë’, ironizon Logu në Facebook.

Postimi i plotë:

 Koli; gojët e liga po thonë që pas thirrjes në SPAK, je arratisur në drejtim të paditur. Por, unë nuk e besoj; ti nuk je nga ata që i bën bisht përgjegjësisë. Pronat, automjetet, udhëtimet, shpenzimet në Vienë, i ke të gjitha me “burime të ligjshme” dhe me siguri ke shkuar të mbledhësh dokumentet për t’i bindur prokurorët e SPAK-ut se po të bien në qafë kot. Hajde Koli; mos na zhgënje tani!

Por nga detaje te tjera të zbuluara nga po ai eshte se Balla ka ngelur nga Lufta ne Iran i bllokuar ne Dubai! Ngelet tani per tu pare se si eshte situata e vertete

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Balla (@sokolballareal)

Published inBank

Comments are closed.