Skip to content

Motoristët e Wolt mbushin në rrugët e Tiranës: Po na zëvendësojnë me indianë, duan të na heqin sepse!

Një numër i madh korrierësh që punojnë për platformën e shpërndarjes së ushqimit Wolt kanë dalë në protestë në rrugët e Tiranës, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe duke denoncuar uljen e tarifave të pagesës.

Korrierët kanë marshuar mbrëmjen e sotme me motorët e tyre në rrugët e kryeqytetit, duke rënë vazhdimisht borive në shenjë proteste, siç duket në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ.

Korrierët pretendojnë se kompania Wolt u ka ulur tarifat për kilometër dhe se shumë prej tyre po përballen me presion dhe kërcënime për largim nga puna.

Ata shprehen gjithashtu se disa punonjës janë hequr nga puna pasi është marrë vesh se do të merrnin pjesë në protestë, ndërsa të tjerë, sipas tyre, janë paralajmëruar që të mos dalin kundër kompanisë.

Një tjetër shqetësim që ngritin protestuesit lidhet me pretendimin se kompania po përpiqet të zëvendësojë një pjesë të korrierëve aktualë me punonjës të huaj, të cilët sipas tyre mund të paguhen me tarifa më të ulëta.

Published inBank

Comments are closed.