Skip to content

Anëtarët e Kryesisë rrihen në sy të Luçiano Boçit

Një sherr thuhet se është regjistruar pasditen e sotme në mbledhjen e Partisë Demokratike në Shkodër, ku janë konfirmuar dy kandidatët për kryetar të degës lokale, në zgjedhjet që do të mbahen më 15 mars.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i qarkut, Luçiano Boçi, i cili bëri të ditur se në garë do të jenë Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli. Mësohet se lista e emrave të propozuar nga baza ka qenë më e gjatë, por në fund është vendosur që në garë të përballen vetëm këta dy kandidatë.

Sipas burimeve nga mbledhja, konfirmimi i këtyre emrave ka sjellë dhe tensione. Teksa anëtari i kryesisë Ervin Gjini ka kërkuar sqarime për arsyet pse emri i tij dhe ai i nënkryetarit të PD-së në Shkodër, Arben Lusha, si dhe kandidatë të tjerë të propozuar nga baza, nuk janë përfshirë në garë.

Gjatë fjalës së tij, Gjini ka ngritur shqetësimin se kriteret e përzgjedhjes nuk janë bërë të ditura më herët. Në këtë moment, sipas burimeve, ka ndërhyrë Arban Lutfija, duke kundërshtuar deklaratat e tij, çka ka sjellë përplasje verbale mes të pranishmëve.

Debati më pas ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas të njëjtave burimeve, Lutfija është goditur dhe vlen të theksohet se gjithçka është regjistruar para syve të Luçiano Boçit.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Demokratike. Të gjitha informacionet dhe emrat e lartpërmendur janë siguruar nga burimet e mediave lokale.

Published inBank

Comments are closed.