Skip to content

Po ndiqej nga policia, ngjarje e rende ne SHkoder

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Guerrrile” të Shkodrës. Policia bën me dije se efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 persona, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Policia është vënë në ndjekje dhe dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Më pas është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.

Published inBank

Comments are closed.