Skip to content

“Tani sdo më ketë mua në krah por vetëm…/ Rama mesazh të fortë Ballukut: Më fal, por paç fatin që meriton

ë përfundim të fjalës së tij për mbi një orë, kryeministri Rama falënderoi Ballukun për drejtimin e ministrisë së Infrastrukturës për gjashtë vite duke shtuar se në përballjen me gjyqësorin ajo do të ketë në krah vetëm avokatët e saj.

“E falënderoj Belindën për punën e madhe që bëri në detyrat që i besova për 6 vjet me radhë dhe i uroj fatin që meriton, cilido qoftë fati që meriton, në betejën ligjore për të cilën do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimet e përsëritura të të 3 dorëheqjeve të veta të cilat pavarësisht interesit të saj apo edhe pikëpamjes së disa shokëve këtu për të lehtësuar presionin mbi të apo mbi ne.

I kam refuzuar sepse gjyqësori u kuturis pa ose me dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurtë që po e mësova do tua tregoj, u kuturis në territorin e pavarësisë së pushteti të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ. Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo do të jetë e patolerueshme sa të jem unë në këtë detyrë”, shtoi Rama.

Published inBank

Comments are closed.