Skip to content

Humbi betejën sëmundjen, ndahet nga jeta në moshën të re këngëtari i madh!

ëngëtari nga Bostoni, Tommy DeCarlo, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua përmes një deklarate të publikuar nga familja. Sipas familjarëve, artisti ishte diagnostikuar me kancer në tru në shtator, ndërsa për disa muaj kishte zhvilluar një betejë të fortë me sëmundjen.

“Me zemër të thyer ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta të babait tonë, Tommy DeCarlo, të hënën, më 9 mars 2026. Pasi u diagnostikua me kancer në tru në shtator, ai luftoi me forcë dhe guxim të pabesueshëm deri në fund”, thuhet në deklaratën e familjes.

“Si e dallon që një vajzë ka pëlqim për ty?”/ Si iu përgjigj Miri pyetjes së Selin?
Në mesazhin e publikuar, familjarët kërkuan gjithashtu që miqtë dhe fansat të respektojnë privatësinë e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, u kërkojmë miqve dhe fansave të respektojnë privatësinë e familjes sonë ndërsa ne vajtojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Pusho në paqe, baba”, përfundon deklarata. Tommy DeCarlo ishte një zë i njohur i rock-ut amerikan dhe gjatë karrierës së tij fitoi një bazë të madhe fansash falë performancave dhe interpretimit të tij karakteristik në skenë.

Published inBank

Comments are closed.