Skip to content

Arrestohet fituesi i Big Brother Albania!

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e reperit të njohur me emrin e artit si Gjesit.

Ndalimi i artistit mësohet se është bërë për shkak të dyshimeve se Gjesti ka kryer disa vepra penale, përfshirë këtu: mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 të Kodi Penal i Kosovës, si dhe veprat penale kanosje (neni 181) dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë (neni 321).

Paraprakisht është njoftuar se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vijon me të gjitha hetimet e duhura hetimore për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ndërsa mësohet se nuk janë dhënë detaje të tjera për momentin.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, teksa pritet që në vazhdim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/

Published inBank

Comments are closed.