Pas shkarkimit nga kabineti qeveritar, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u ulën në karriget e deputetit, në seancën e fundit plenare të Kuvendit.
Ndryshimet qeveritare kanë pasur edhe disa lëvizje në përbërjen e anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Mësohet se Elisa Spiropale, ish-ministre e Jashtme, do të emërohet në Komisionin e Sigurisë. Ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të emërohet në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Kujtojmë se Spiropali u pasua nga Ferit Hoxha, ish-ambasador, ndërsa vendin e Pirro Vengut si ministër i Drejtësisë e zuri Ermal Nufi.

Comments are closed.