Një pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shpërthyer në katin e parë, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të zbardhur plotësisht situatën.
Sipas burimeve jozyrtare, si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë nga tymi.
Deri tani, Policia e Shtetit nuk ka nxjerrë ende një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin në zonën e Ali Demit.

Comments are closed.