Skip to content

Askujt sja mori mendja! Edi Rama e thotë troç: Ja çfarë bëra me ambasadoren greke, e afërt e Trump, donte që

Kryeministri Edi Rama ka komentuar pritjen e ambasadores së SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle dy ditë në parë te Kryeministria, duke theksuar se pritja ka qenë për një takim njohje me diplomaten amerikane.

Referuar asaj që ai deklaroi sot në konferencën për shtyp me gazetarët, Rama dhe Guilfoyle kanë diskutuar për disa çështje të interesit të lartë të SHBA në rajonin tonë, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal, qasjen e Shqipërisë ndaj forcave të treta.

Sipas tij, ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane drejtpërdrejt e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit Donald Trump, ndaj dhe ai e ka pritur.

“Ambasadorja ka ardhur për një takim njohje. Për të diskutuar për disa çështje të interesit të lartë të SHBA në këtë rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal, qasjen ndaj forcave të treta.

Dhe në anën tjetër kini parasysh që ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane drejtpërdrejt e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA”, është shprehur kryeministri.

Takimi i afërt në Kryeministri mori dhenë për shkak të veshjes jo dhe aq protokollare të ambasadores Kimberly Guilfoyle, e cila u fotografua me taka të larta dhe një fund të shkurtër, duke bërë që rrjeti të aludonte e të përfshihej në thashetheme për takimet e Edi Ramës.

Sondazh

Published inBank

Comments are closed.