Pas kryerjes së homazheve në zonën e qujatur “Obelisku” në qytetin e Lezhës ndaj 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, një e afërmja e saj ka zbuluar se një ditë pas ngjarjes së rëndë viktima do të niste një punë të re në Tiranë.
Në një prononcim për mediat e afërmja e Xhuanës shtoi se kur familjarët e saj u përballën me të vërtetën, se partneri i saj asokohe, Eraldo Fizi ushtronte dhunë ndaj vajzës së tyre, ata vepruan menjëherë dhe e morën të bijën në shtëpi.
Më pas Xhuana zgjodhi që të zhvendosej në Tiranë për të filluar një jetë të re, ku dhe do të niste punë së shpejti.
Fjala e plotë e familjares: Xhuana është një nga viktimat që ndodhin shpesh herë këtu. Na ka rënë si bombë. Nuk ka shprehur shqetësime. Menduam se ajo mos kishte kaluar në depresion meqë kishte 3 muaj që ishte ndarë prej tij, menduam shumë gjëra. Por nuk ishte asnjë nga ato. Kjo na vjen keq.
Nga i ka ardhur rrethana, si i ka ardhur. Ajo ka jetuar me shoqe atje. Kur ka shprehur shqetësime te familja e vet ajo, familja ka shkuar në famijen e tyre dhe e kanë marrë vajzën. I kanë thënë ‘për këto arsye do ta marrim vajzën’ dhe ata nuk kanë kundërshtuar.
Pastaj më mbrapa shkoi në Tiranë për të jetuar aty. Një ditë më pas do të fillonte punë. Po e shikonte me një këndvështrim tjetër jetën. Kam 1 mijë mesazhe për gratë dhe vajzat, që të mos heshtin, por të flasin. Ka ndryshuar ajo kohë, tani janë të lira.

Comments are closed.