Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier.
Burimet bëjnë me dije se automjeti tip “Aud” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur “kokë më kokë” automjetin tip “Nissan” kamionçinë që drejtohej nga Alban Hebeja.
Për rrjehdojë të përplasjes së rëndë mes dy automjetëve mësohet se kanë mbetur të plagosur drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.. Ndërsa fatmirësisht mësohet se ndodhen jahstë rrezikut për jetën.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments are closed.