Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me çështjen e këngëtarit kosovar Besart Kelmendi, i cili është përballur me drejtësinë pas arrestimit të tij disa ditë më parë në Prishtinë.
Artist i njohur me emrin e artit Gjesti ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca lidhur me akuzat ndaj tij. Këngëtari dyshohet për disa vepra penale, përfshirë mbajtje pa leje të armës, kanosje dhe dëmtim të pronës, ndërsa ndaj tij ishte vendosur më herët masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria.
Gjatë zhvillimit të seancës, pranë gjykatës është parë edhe babai i reperit, i cili kishte ardhur për të ndjekur nga afër procesin ndaj djalit të tij. Sipas raportimeve, ai është parë duke pritur jashtë ndërtesës së gjykatës bashkë me persona të tjerë që kishin ardhur për të mbështetur artistin. Ai ka qene tejet i merzitur dhe i ka ndodhur dicka shume e rende, pasi nuk e kane lejuar te takonte te birin
Rasti i Gjestit ka tërhequr vëmendje të madhe në publik dhe në rrjetet sociale, pasi bëhet fjalë për një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare. Hetimet për incidentin vijojnë, ndërsa pritet që drejtësia të vendosë për hapat e mëtejshëm dhe për masat që mund të merren ndaj këngëtarit.
Ndërkohë, fansat e artistit po presin me interes zhvillimet e radhës të kësaj çështjeje që ka bërë shumë bujë në media.

Comments are closed.