Skip to content

Habit Jul Deda dhe i del në mbrojtje Rogertit: Kaq të lodhur paskeni qënë sa… (Foto)

Ngjarja e fundit ku Rogerti goditi fizikisht në dorë Gimbon gjatë një debati të ashpër ka ngritur në këmbë rrjetin, me shumicën e ndjekësve që presin Zarfin e Zi dhe përjashtimin e tij të menjëhershëm.

Megjithatë, një reagim krejt i papritur ka ardhur nga ish-banori dhe aktori i njohur Jul Deda, i cili ka habitur të gjithë duke u rreshtuar në krah të Rogertit!

Në vend që të dënojë gjestin fizik, Juli e sheh të gjithë këtë situatë nga një këndvështrim tjetër: atë të një provokimi të qëllimshëm dhe frikës nga eliminimi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instastory, aktori ka hedhur akuza të forta se Gimbo dhe grupi i tij e kanë inskenuar këtë përplasje për të shpëtuar vetë.

Sipas Jul Dedës, ky “sulm” në grup ishte një skenar i mirëmenduar për ta çuar Rogertin drejt një veprimi ekstrem, me shpresën e vetme që produksioni të dërgojë një Zarf të Zi dhe si pasojë, të anulohet televotimi i kësaj jave.

“Çfarë strategjie ndërkombëtare. Shkojnë në grup dhe duan ta provokojnë tjetrin fizikisht, që medemek të vijë zarfi i zi që të prishet nominimi,” – shkruan Juli, duke theksuar se gjithçka është thjesht një lojë e ulët.

Për ta mbyllur, ai nuk i ka kursyer aspak ironitë dhe “thumbat” për lojtarët e nominuar, duke u shprehur: “Kaq frikë e paskan këtë nominim? Kaq pak besim paskan tek vetja si lojtarë?”

Published inBank

Comments are closed.