Skip to content

Artan Hoxha zbulon skenarin e errët: Projekti i ri Portit të Durrësit do i jepej ruso-grekëve, por ja çfarë zbuloi SHBA që

Gazetari i njohur, Artan Hoxha deklaroi se projekti për zhvendosjen dhe transformimin e Portit të Durrësit po e dëmton një nga asetet më të rëndësishme strategjike të vendit, duke iu referuar konferencës së mbajtur këtë të premte të kryeministrit Edi Rama me gazetarët. Gjatë një interviste televizive këtë fundjavë, ai u shpreh se qeveria po e çon drejt shkatërrimit portin aktual, i cili sipas tij është një nyje e rëndësishme që lidh rajonin me tregjet dhe korridoret detare drejt Detit të Zi. Sipas Hoxhës, në vend që të ndërtohet një port më i madh dhe më i fuqishëm, projekti i ri parashikon një port më të vogël se ai ekzistues.

Ai shtoi se tenderi për projektin i është dhënë një konsorciumi me interesa ruso-greke, gjë që sipas tij, ngre pikëpyetje për rëndësinë strategjike të këtij aseti. Gazetari Hoxha deklaroi gjithashtu se projekti i Porto Romanos ka qenë një nga temat e diskutuara gjatë një vizite të fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, e cila zhvilloi një takim privat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë disa ditë më parë. “Duan ta quajnë marina e Dubait dhe quhet marina e Durrësit. Po asgjësojnë portën kryesore që lidh detin e Zi, që ka interesa të mëdha. Dhe ti eleminon portin e Pireut dhe ti merr një rëndësi të veçantë, je këmba e urës për tu hedhur në Evropë. Ne e asgjësuam qëllimisht jo për papërgjegjshmëri. Ne kemi port në Vlorë dhe s’ka vinç. Dhe portin e Durrësit po e asgjësojmë, po ja heqim kombit shqiptar një nga asetet e tij. Ne po krijojmë një port tjetër që nuk krahasohet me atë të Durrësit.

Ne duhet të krijojmë një port më të madh se ai ekzistues. Ne po shkojmë drejt një porti më të vogël se ai, që zvogëlojmë përmasat tona. Dhe për më tepër që kjo është një nyje strategjike dhe për partnerët ndërkombëtarë, ne tenderin që zhvilluam ja dhamë një konsorciumi që ka interesa, me pronarë ruso-grekë. Pra asetin tënd kryesor më të madh në vend, ja beson dikujt që nuk është i mirëpritur, s’po jap informacione që e kanë agjencitë sekrete. SHBA dhe BE nuk I mirëpret këta zhvillues të këtij projekti. Ky asset kthehet në një asset të NATO-s nuk i besohet këtij projekti. Rama tha se ne e bëmë këtë pikërisht për presionin e SHBA dhe BE sepse na thanë se do keni pasoja. Një nga vizitat e fundit të ambasadores së SHBA në Greqi në Tiranë, një nga shkaqet është dhe porti i Porto Romanos. Një nga arsyet dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi po i bëjmë dëm kombit”, deklaroi ai.

Largimi i Prodës

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha, teksa foli për procesin që ka nisur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës, tha se e gjithë kjo tregoi se konkurset janë fiktive dhe se në fund vendos kryeministri Rama. Z. Hoxha shtoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është që një pikë kontakti direkt i Kryeministrit. “SPZ ka qenë para e-Albania, pra SPZ inspektori i rendit që mbulon territorin, pra ishte një qeveri digjitale dhe më pas doli kjo tjetra. Rasti konkret gjeti, punën e Vilës së Enverit. Me Ramën kemi pasur deri tani 7 drejtorë policie dhe asnjë se ka mbaruar mandatit. Berisha në 8 vite kishte vetëm 2 drejtorë. Pra procedurat janë kot, rasti konkret i Ilir Prodës dëshmuan se procedura janë fiktive sepse e detyruan të japë dorëheqjen. Pra dëshmoi se konkursi ishte fiktiv sepse nëse do ishte serioz Proda do të duhej të mbaronte mandatin. Nuk mund të vijë një drejtor i Përgjithshëm Policie që nuk i hap telefonin kryeministrit.

Gledi Nano ishte nga më të rinjtë në moshë dhe kryeministri e solli nga Antiterrori. Çfarë ndodhi? I papërfshirë, sepse në sektorët ku kishte qenë ai s’kishte ku të korruptohej. Kush ishte problemi? Por Gledis Nano mbajti marrëdhënie me partnerë dhe po fliste me ambasadën më shumë seç duhej. Dhe me ambasadën nuk mund të flasë as Ministri i Jashtëm, ish-ministrja Spiropali, as Ministri i Brendshëm dhe as drejtoi i përgjithshëm pa lejen e atij të madhit. Çdo organizatë kriminale do të zgjidhet një drejtor që ata të kenë njohje , një pikë kontakti që të shfrytëzojnë aktivitetin e tyre, por ai që vendos është kryeministri dhe pra nuk pres një ndryshim të madh”, tha ndër të tjera Hoxha në “Kjo Javë”.

Published inBank

Comments are closed.