Sabah Nuzi është personi që urdhëroi nga burgu i Fushë-Krujës eliminimin e Oltion Klosit, të cilit më 10 mars iu vendos tritol në makinë.
Ditën e sotme policia njoftoi për arrestimin e 7 personave të dyshuar si bashkëpunëtorë për vrasjen e Kloist, në krye të të cilëve thuhet se qëndonte Nuzi.
Së fundmi për shkak se prej kohësh ndodhet në një nga qelitë e burgut të Fushë Krujës, Sabah Nuzi urdhëroi eliminimin e Klosit, por kohë më parë eliminimet bëheshin nga vetë ai, kundrejt një pagese.
Emri i tij nuk është i panjohur për botën e krimit, veçanërisht në rastet e realizimve të atentateve të ndryshme.
Kush është Sabah Nuzi, i njohur ndryshe si vrasës me pagesë:
Sabah Nuzi, personi i arrestuar me kërkesë të SPAK për vrasjen e 22 vjeçarit Klevis Lleshi 5 vite më parë, në shtatorin e 2025 është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Hetimet zbuluan se ai është paguar 50.000 euro për vrasjen, por pavarësisht provabve të siguruara Nuzi i ka mohuar akuzat.
Ai është shprehur se nuk është i përfshirë fare në vrasjen për gjakmarrje të 22-vjeçarit nga Burreli.
Ndërkohë në nëntor të 2020, asokohe 26 vjeç, Sabah Nuzi u vu në pranga nga Policia e Matit pasi dyhsohet të ketë kryer disa vepra të ndryshme penale, ndërsa gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar.
Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Comments are closed.