Skip to content

Jazexhi: Kemi shkuar shkëlqyeshëm me Iranin, veprimi i Edi Ramës i rrezikshëm, ajo çfarë rrezikojnë shqiptarët tani

Olsi Jazexhi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, u shpreh kundër rezolutës që pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, ku Irani do të cilësohet si shtet që sponsorizon terrorizmin.

Jazexhi tha se Shqipëria ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me Iranin, deri në momentin kur vendi ynë strehoi muxhahedinët. Ai shtoi se rezoluta e PS është e rrezikshme dhe hyrja në konflikt me Iranin, cënon sigurinë e shqiptarëve.

“Në Shqipëri ka shumë dizinformacione. Në lidhje me sulmin kibernetik në 2022, deri sot nuk është provuar se ka qenë Irani që e bëri sulmin, madje për personat që e ndjekin, edhe deklaratat e DASH, në deklaratën e DASH është hedhur ideja se aktorë të sponsorizuar nga Irani mund ta kenë sulmuar Shqipërinë. Nuk është pranuar nga Irani që ishte ai që kreu sulmin kibernetik.

Kush përfitoi nga ky sulm? Izraeli. Pas kësaj Rama dorëzoi të gjithë të dhënat dixhitale të shqiptarëve, Izraelit.. Edhe tenderat e AKSHI, vjedhjet masive që ka gjetur SPAK, përfituan kompani izraelite.

Shqipëria ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me Iranin. Krerë të PS janë financuar nga Irani në Shqipëri. Irani i është gjendur afër Shqipërisë, kanë dhënë mijëra bursa studimi. Një nga pullat kombëtare të Iranit, është figura e Naim Frashërit.

Pra Shqipëria ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me Iranin deri në 2015-2016, kur u bë marrëveshja e ashtuquajtur nukleare mes Iranit dhe SHBA, dhe Rama iu ofrua amerikanëve të strehonte muxhahedinët.

Me sjelljen e tyre në Shqipëri, qeveria e Ramës, në mënyrë që ti servilosej amerikanëve, i lejoi të ndërtojnë një kamp, kampin e Manzës, ku ata kanë të drejta ekstra-territorialiteti, që u konstatuan edhe nga ndërhyrja e SPAK në 2023, ku iu konfiskuan kompjutera, servera, me të cilat sulmonin Iranit.

I kemi bërë letër Këshillit të Sigurisë, ku pyesnim a ka hyrë në luftë Shqipëria me Republikën Islamike, pasi ishte vërtetuar se kryheshin sulme ndaj Iranit.

Në historinë e Shqipërsë, nuk ka qenë në luftë me Iranin. Irani është në luftë me SHBA dhe Izraelin. Por që Shqipëria të hyjë në konflikt të pashpallur dhe të padëshiruar është e rrezikshme dhe cënon sigurinë e tre milionë shqiptarëve”, deklaroi Jazexhi.

Published inBank

Comments are closed.