Skip to content

Rikthehet bujshëm Vangjush Dako! I shoqëruar nga i larti i PS, çfarë po ndodh me të pas daljes nga burgu

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është shfaqur për herë të parë në publik pas dënimit nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një foto të publikuar së fundmi, Dako shihet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Dalja e tij në publik vjen rreth disa muaj pas zhvillimeve të fundit gjyqësore ndaj tij.

Në nëntor 2024, GJKKO e dënoi Dakon me 4 vite burg për “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj. Ish-kryebashkiaku e kundërshtoi vendimin dhe e apeloi atë.

Gjatë procesit, ai u mbajt në “arrest shtëpie”, por më 16 shtator 2026, Apeli i GJKKO vendosi rikthimin e tij në qeli, duke lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg. Dako qëndroi për rreth 10 ditë në burg dhe më pas u lirua.

Ai u akuzua se, në bashkëpunim me zyrtarë të urbanistikës dhe topografë, ka miratuar dokumentacionin për një leje ndërtimi disa vite pasi objekti ishte përfunduar. Hetimet përfshijnë gjithashtu procedura të dyshuara abuzive në një tender për projektimin dhe zbatimin e promenadës bregdetare në Durrës.

Rasti i Dakos mbetet një nga çështjet më të ndjekura të drejtësisë së posaçme, ndërsa vendimet përfundimtare pritet të përcaktojnë fatin e tij penal.

Published inBank

Comments are closed.