Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” pritet të jetë e mbushur me emocione të forta, teksa njëri nga banorët do të duhet të lërë garën dhe të heqë dorë nga çmimi i madh.
Këtë javë, në një televotim “kokë më kokë” që ka mbajtur në tension ndjekësit, përballen dy personazhe mjaft të komentuar të këtij edicioni: Brikena dhe Dj Gimbo.
Sipas votave të grumbulluara nga ndjekësit tanë, Dj Gimbo rezulton dukshëm më i rrezikuari për të lënë shtëpinë e famshme, duke grumbulluar plot 69% të votave për t’u eliminuar.

Nga ana tjetër, Brikena duket shumë më e sigurt në këtë përballje, pasi ka marrë vetëm 31% të votave, duke treguar një mbështetje më të madhe për të vazhduar lojën.
Sigurisht, ky sondazh është vetëm një tregues i dëshirës së një pjese të publikut në rrjetet sociale, dhe mbetet për t’u parë nëse ky trend do të përputhet me rezultatin zyrtar të televotimit të produksionit. Gjithçka pritet të zbulohet mbrëmjen e sotme nga zarfi i Ledion Liços.

Comments are closed.