Skip to content

Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti në lot

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, është përplasur për vdekje.

Sipas informacioneve paraprake, autoboti me ujë goditi gruan, e cila po lëviste me një motor të vogël elektrik. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Pamjet nga vendi i aksidentit janë tronditëse ku trupi i pajetë i gruas shihet i shtrirë në tokë, ndërsa pranë saj ndodhet edhe mjeti i saj elektrik, i dëmtuar nga përplasja. Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e urgjencës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pas aksidentit kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës. Bashkëshorti i saj është parë në gjendje të rënduar, teksa ka shpërthyer në lot pranë vendit ku humbi jetën shoqja e tij e jetës.

TRAGJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt,

Familajret e viktimes, bashkeshorti i saj

Ndërkohë, drejtuesi i autobotit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është fotografuar i tronditur dhe i frikësuar, teksa ka pritur mbërritjen e efektivëve të policisë për vijimin e procedurave ligjore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia me qëllim për të zbardhur dhe identitetin e viktimës si dhe të shoferit që shkaktoi aksidentin.

 

Published inBank

Comments are closed.