Alfred Cako ka zbuluar të pathënat mbi projektin e Porto Romanos, duke e quajtur atë “varrin politik” të Belinda Ballukut. Ai thotë se Porto Romano nuk është vend i përshtatshëm për ndërtimin e portit, për shkak të ndarjes së dy pllakave tektonike dhe rrezikut të tërmeteve që bien çdo 60 deri 90 vjet. Cako shpjegon se kjo zonë është porta hyrëse e korridorit tetë, një rrugë strategjike në rast lufte mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s evropiane, me përfshirje eventuale të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ai thekson gjithashtu se korridori horizontal u sabotua dhe kjo çoi në rënien politike të Belinda Ballukut, për shkak të kundërshtimeve nga liderë dhe qeveri ndërkombëtare, përfshirë Makronin personalisht. “Porto Romano nuk është vend i përshtatshëm për të bërë port, pasi ndahen dy pllaka tektonike ku bien vazhdimisht tërmetet në zonën e Durrësit çdo 60 vjet deri 90 vjet. Aty ra dhe tërmeti i fundit. Ka 90 metra sedimente mbi shkëmbinj ku duhet të vendosen investimet.
Kam thënë që është porta hyrëse e korridorit tetë, që është një nga rrugët më të rëndësishme në rast të fillimit të një lufte që unë mendoj që do të fillojë midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s evropiane. Po, mund të përfshihen dhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Korridori i 10, që është Aleksandropullos, Shkup, Beograd, Budapest, është jashtë përdorimit në rast të një lufte sepse Beogradi nuk mund të kalojë armatime kundër Rusisë. Korridorin horizontal e sabotuan dhe ky u bë varri politik i Belinda Ballukut. Kundër Belinda Ballukut u vërsulën të gjithë, Makroni personalisht, gjithë qeveria holandeze, gjithë qeveria italiane, pasi Balluku skualifikoi të gjitha këto kompanitë më të mëdha që ishin kompani italiane, kompani franko-belge, kompani holandezo-belge, një kompani kineze dhe ia dha Archirodon-it, i cili nuk kishte garancinë e sigurisë të marrëveshjes të kontratës që ishte 8 milionë euro. Dhe kur këta nuk e paraqitën garancinë e kontratës siç e paraqiti firma holandezo-belge, ku të dyja bashkë xhirojnë 5.5 miliardë dollarë në vit. Janë kompani mbi 100-vjeçare me shumë prestigj. Kjo i skualifikoi dhe ia dha kësaj kompanie anonime”, u shpreh Alfred Cako.
E dyta kur flasim për burimet e financimit, ne kemi dëgjuar shumë ëndrra në beze se me fitimet e portit te Marina Durrës do të ndërtohej porti i ri, pastaj do të ishte koncesion publik-privat, pastaj do kontribuonte edhe NATO, pastaj na doli që pa qenë e parashikuar në buxhetin e 2024 alokuam dhe rialokuam 400 milionë euro për të bërë tenderin. Pra u ndërtua një fabul që do të ishin 2 miliardë euro dhe të gjithë joshemi nga investimi i huaj.
Dhe erdhëm te kjo ditë që çmontuam portin ekzistues, bëmë një kontratë tejet favorizuese për një kompani të huaj, e cila sipas bilanceve që ka dorëzuar dhe sipas të dhënave zyrtare të saj, ka shitur diku te 38 milionë euro ndoshta ajër, por edhe ndonjë objekt që nuk ka përfunduar dhe nuk bëhet fjalë për të kontribuar në të ardhurat e shtetit, të ardhurat e kompanisë së përbashkët, etj. Pastaj vijmë te përjashtimi i kompanive të mëdha. Këtu s’ka asgjë për t’u çuditur. Kemi ardhur në pikën sot që s’kemi as portin e ri e as të vjetrin. I riu do një vit tani për të filluar”, tha Preçi. Nga ana tjetër, doktori i Shkencave Ekonomike, Azmi Stringa, tha se Greqia dhe Serbia janë dy aktorët kryesorë që kanë interes që porti i ri i Durrësit dhe Korridori VIII të mos ndërtohet.
Stringa tha gjithashtu se gjatë këtyre 30 viteve ka pasur shumë politikanë shqiptarë, të shtyrë edhe nga lobimet dhe pazaret personale me Greqinë e Serbinë, që kanë punuar që këto vepra të mëdha të mos ndërtohen. “Kur ne flasim pse është i rëndësishëm ky port, duhet të flasim edhe për një gjë. Çfarë kemi bërë ne përtej fjalëve. Unë shoh veprat. Gjatë këtyre 30 viteve është folur shumë për këtë korridor. Rruga e Korridorit VIII gjithmonë mbetet e shkatërruar. Kjo rrugë duhet të ishte ndërtuar me patjetër. Ne e dimë shumë mirë kush përfiton nga bërja apo mos-bërja e kësaj. Greqia dhe Serbia që janë dy aktorët kryesorë ku kalon edhe korridori jug-veri-jug, janë ato të cilat janë më shumë të painteresuara që kjo gjë të bëhet. Dhe kemi edhe një rrezik që ka qenë edhe i politikanëve shqiptarë gjatë këtyre 30 viteve, që pazari për shtyrjen e këtij investimi strategjik për futjen e Shqipërisë në harta në kohën e duhur, në momentin e duhur është përkthyer pastaj edhe në mbështetje lobiste, politike ndaj këtyre politikanëve në raste individuale. Për ata mjafton që të qëndrojnë në pushtet”, tha Stringa.

Comments are closed.