Skip to content

Ç’po ndodh mes Ramës dhe Marta Kos-it?! Nga dashuria në mohim??? E rëndë ajo çfarë e gjeti Shqipërinë

Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në Bashkimin e Europian.

Brukseli zyrtar po shmang tërësisht vendin tonë nga lista e vendeve që po avancojnë drejt bashkimit me Unionin.

Komisioni Europian ka deklaruar sot se “Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

Ky qëndrim është mbajtur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e njëjta që pak muaj më parë vlerësoi lidershipin e Kryeministrit shqiptar.

Kjo është goditja e dytë për Edi Ramën, pasi një ditë më parë, Brukseli zyrtar vlerësoi ecurinë e Moldavisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Këto goditje po i vijnë Ramës pasi ai refuzoi të dorëzonte imunitetin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për shkeljet të barazisë në tendera, si edhe nën hetim për të njëjtën vepër penale, me një dëm financiar që llogaritet në mbi 1 miliard euro.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” – shkruan Kos në rrjetet sociale.

Kjo ishte goditja e radhës për Ramën teksa kujtojmë që një ditë më parë, Kos deklaroi që edhe Moldavia është në krye të rrugës drejt integrimit.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” do të deklaronte Kos.

Published inBank

Comments are closed.