Skip to content

E bujshme! AKU bllokon Red BULL, e pabesueshme çfarë zbuluan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se, gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në Pikat e Inspektimit Kufitar për garantimin e sigurisë së produkteve që importohen në Republikën e Shqipërisë, trupa inspektuese e PIK Kapshticë ka identifikuar dhe bllokuar një ngarkesë me pije energjike “Red Bull”.

​Nga kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, rezultoi se ngarkesa me peshë totale prej 6,480 kg nuk përmbushte kërkesat ligjore për import, pasi disponohej vetëm fatura e blerjes së produktit, ndërsa mungonin dokumentet esenciale që vërtetojnë sigurinë dhe gjurmueshmërinë, si:

​Certifikata e origjinës (EUR. 1);
​Certifikata e cilësisë;
​Certifikata e konformitetit;
​Certifikata e analizës së produktit.
​Për sa më sipër, në zbatim të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin” (i ndryshuar), neni 16, pika 1, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi masën e menjëhershme administrative:

​Bllokimin e ngarkesës prej 6,480 kg pije energjike;
​Kthimin në origjinë të këtij produkti, duke ndaluar hyrjen e tij në tregun vendas.

​Ky kontroll dëshmon angazhimin maksimal të AKU-së në pikat kufitare për të parandaluar futjen e produkteve që nuk garantojnë standardet e kërkuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i palëkundur në misionin e tij për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore në çdo hap të zinxhirit tregtar.

Published inBank

Comments are closed.