Një person ka humbur jetën në spitalin e Korçës pas aksidentit të ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të fshatit Lumalas.
Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është Krenar Çekiçi, i cili rezulton të jetë oficer policie.
Konkretisht thuhet se 45-vjeçari është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.
Pavarësisht ndihmës të dhënë nga bluzat e bardha, Çekiçi nuk arriti t’u mbijetonte polagëve të marra.
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë mesditë në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas.
Ku dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën teksa dyshohet se ka disa të lënduar por ende nuk dihet një numër i qartë, identitetet apo gjendja e tyre shëndetësore.
Ambulanca dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, ku këta të fundit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments are closed.