Skip to content

“Po iki, mos më kërkoni!”/ E RËNDË! E mitura në Durrës largohet nga shtëpia, prindërit bëjnë reagimin urgjent për shqiptarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Durrës, kur një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga shtëpia rreth orës 6:40.

Sipas nënës së saj, Brikena Tusku, vajza ishte në shtëpi deri në orën 5 të mëngjesit, kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Pas kësaj, nëna ka rënë në gjumë, dhe kur u zgjua rreth orës 6:30, vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj. Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime ditët e fundit, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime.

“Dëgjonim britmat deri në mesnatë/ Rasti tronditës i dhunimit të 5-vjeçarit, keqtrajtoheshin edhe 6 fëmijët e tjerë…

Lidhur me zhdukjen e vajzës, është bërë denoncimi përkatës në polici, ndërkohë që prindërit apeluan për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe apelojnë që kushdo që ka dijeni për vajzën ose e ka parë, të kontaktojë menjëherë në numrat: 0693367135 / 0695523151

Published inBank

Comments are closed.