Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi! Vajza e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, Megi, ka sjellë në jetë bebushen e saj, duke sjellë gëzim dhe lumturi të madhe në familjen e tyre.
Dy engjëjt e saj, tashmë janë bekuar me një motër të vogël. Lajmin e bukur e bëri publik vetë Megi përmes një fotografie të ndarë në rrjetet sociale, ku shihen duart e tre fëmijëve dhe të sajat, së bashku me ato të bashkëshortit të saj.
Ndonëse në postim nuk është zbuluar gjinia e fëmijës, urimet për familjen nuk kanë munguar duke i zbuluar kështu dhe “sekretin” e vogël.
Ndër të parat që e uruan ishte Floriana Garo, e cila i uroi bebushes së Megit jetëgjatë, duke i zbuluar kështu edhe gjininë.
“Jete të gjatë vajzës Megi. Qofsh një nënë e lumtur për tre fëmijët e tu”, shkruan Garo.


Comments are closed.