Skip to content

Brenda shtëpisë së barit në Peqin, kush është Bilal Hasa drejtori i Burgjeve! Çfarë e lidh atë me KOKËN e madhe të PS

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga banesa e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, brenda së cilës u gjetën mijëra bimë kanabisi.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, shërbimet e policisë zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE për zonën e Peqinit.

Po kush është Bilal Hasa?

Bilal Hasa nuk është një emër i panjohur. Në 2020 kur ai mbante postin e Kryetarit të njësisë administrative Gjocaj në Peqin u konfliktua me disa persona në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste në Peqin, ditën kur  u zhvilluan edhe zgjedhjet për kreun e ri të PS në këtë qark.

Shkaqet e këtij konflikti atëherë u tha se kishin nisur për shkak të procesit zgjedhor për kryesimin e PS në Peqin, ku u zgjodh Madrid Sula. Hasa kundërshtonte mënyrën e zgjedhjes. I pranishëm në këtë sherr ka qenë dhe Taulant Balla, atëherë sekretari i Përgjithshëm i socialistëve. Hasa atëherë u qëllua me sende të forta dhe shqelma nga persona të cilët dyshoheshin se njiheshin mes tyre.

Pas publikimit të rastit, Drejtoria e Burgjeve njoftoi se Hasa është pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kopetente.

Published inBank

Comments are closed.