Një ngjarje e rëndë ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një tren.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një stacion përgjatë linjës hekurudhore Pescara-Milano. Viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë hekurudhore dhe zjarrfikësit, të cilët tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Një dëshmitar që ka parë ngjarjen ka deklaruar se 53-vjeçari është hedhur vetë në shina në momentin e afrimit të trenit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje te udhëtarët dhe qytetarët e pranishëm, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e saj.

Comments are closed.