Skip to content

Drejtorit të burgjeve i gjenden 3000 rrënjë kanabis në shtëpi bari! Policia bën veprimin e bujshëm

Një shtëpi bari është zbuluar këtë të enjte pas një operacioni të policisë së Elbasanit.

Bëhet me dije se ambienti ku zhvillohej kjo veprimtari e jashtëligjshme dyshohet se është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa i cili po ashtu është shpallur në kërkim.

Raportohet se janë gjetur mbi 3000 rrënjë kanabisi në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë aksion nga Policia e Shtetit, e cila pritet që të japë detaje në lidhje me zbulimin e kësaj shtëpie bari.

Po ashtu mediat raportojnë se pas zbulimit të lëndës narkotike dhe shpalljes në kërkim nga policia, Hasa është pezulluar nga detyra.

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa, më parë ka mbajtur pozicionin e kryetarit të njësisë administrative Gjocaj në Peqin.

Emri i tij u bë i famshëm në vitin 2020, ku u dhunua nga disa persona, pranë selisë së PS-së në Peqin, pasi kundërshtoi zgjedhjet për kreun e degës lokale.

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Shpallet në kërkim pronari i ambientit.

Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel

Published inBank

Comments are closed.