Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.
Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në vend kanë qenë dy vajza të mitura. Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.
Sipas burimeve, pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.
Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Comments are closed.