Skip to content

“Ka kimi mes nesh, edhe pse kam grua”/ Rogerti çudit Brikenën: Mos ndoshta ti do një person më të rritur, me..

Ditën e sotme, Rogerti ka tentuar që të flasë me Brikenën në lidhje me raportin e saj me Mateon. Por banorja ka vendosur që të mos i përgjigjet, por thjesht i ka thënë që mos flasë në lidhje me këtë temë.

Gjithashtu Brikena i tha edhe që të mos i hapë temën e finales, këtë bisedë të shkojë t’a bëjë me Juelën pasi asaj i pëlqen.

Në këto momente, Rogerti i kthehet duke i thënë se është shumë e bukur, e teksa qesh shton: “Je edhe njeri i mirë, edhe pse Juela më ka thënë me të thënë se je e keqe”.

Pjesë nga biseda:

Brikena: Këto tema të dështuara që ia bën gjithmonë Juelës, që ia ke mbush mendjen që do e çosh në finale, këto tema me mua mos i bëj.

Rogerti: Jo, s’kam për t’a çuar unë oj motër. Po nëse ti performon këto 29 ditë që kanë ngelë si dje, sidomos 14 ditë që janë të ashpra, ti je e garantuar. Se në dashuri fiton ai, nuk fiton ti, se ai të ka ndjekur ty gjithë kohës.

Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos me e hap. Se nuk kam qejf me biseduar temën e Mateos me ty.

Rogerti: Pra forcë si grua e pavarur, që të kam krijuar unë një brand, që të kam këshilluar se kush je që nga jashtë. Je super grua e pavarur, duhet t’a besosh. Por po shkove në dashuri, finish. Nuk po them se ti nuk mund të kesh pëlqim për atë djalë, po i thua jashtë.

Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos me e hap. Nuk ke nevojë me më fol në raport me Mateon, ça me ba e ça mos me ba.

Rogerti: Ok, në rregull.

Brikena: E di ça bëj me Mateon, mos më trego ti mua. Kështu që këtë temë mos ma hap, temën e finales ia hap Juelës, ajo ka qejf.

Rogerti: Je shumë, shumë, shumë, shumë e bukur

Brikena: Rogert, faleminderit

Rogerti: Je dhe njeri i mirë.

Brikena: Faleminderit

Rogerti: Por Juela më ka thënë me të thënë je njeri i keq.

Published inBank

Comments are closed.