Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.
Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ato minimale në -1 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Comments are closed.