Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë në vendin tonë që të kenë kujdes nga protestat e Sali Berishës.
Së fundmi, ambasada amerikane në Tiranë u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në kryeqytet, pasi protesta e kryedemokratit që pritet të mbahet më 22 mars mund të përshkallëzojë në dhunë, siç ka ndodhur dhe herët e kaluara.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të dielën, më 22 mars 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”.
Protesta mund të zgjerohet edhe në zonat përreth. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Personelit të Ambasadës së SHBA-së i është këshilluar të shmangë protestën.
Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore për informacionet më të fundit.
Ndërsa protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.
Lexo gjithashtu: Rama shkarkon ministren Diella, zbulohet arsyeja qe e beri Ramen te heqe dore prej saj: Ajo nuk do…
Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe jepni përparësi sigurisë suaj personale”,- bën thirrje ambasada amerikane./Shqiptarja

Comments are closed.