Një i burgosur 41-vjeçar, i cili vuante dënimin për tentativë vjedhjeje në Bllokun e Sigurisë te Mine Peza, ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mëngjes të premteje.
Shetasi Bledi Panajoti ishte arrestuar vetëm dy ditë më parë, dhe sipas njoftimit të dhënë nga policia ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit” thuhet në njoftimin e policisë.

Comments are closed.