Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Klinë të Pejës, ku një person është vrarë me armë zjarri, dyshohet nga vëllai i tij, pas një konflikti mes tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 15:10, pasi autoritetet u njoftuan për një përleshje mes dy vëllezërve që përfundoi me përdorimin e armës.
Fillimisht, i plagosuri u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës, ku mori trajtim mjekësor. Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, ai nuk arriti të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore”, ka deklaruar Fadil Gashi.

Comments are closed.