Politikani i lartë socialist Taulant Balla do të jetë drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës. Kështu ka vendosur Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura që Asambleja Kombëtare e PS po zhvillon në Gjirin e Lalëzit, duke vendosur t’i besojë kryeqytetin një socialisti të orëve të para.
Tirana është ndarë në 32 zona elektorale dhe në punimet e Asamblesë Kombëtare është vendosur që të ketë 2-3 deputetë të deleguar për çdo njësi dhe zonë elektorale të qarkut, raporton newsbomb.al.
Newsbomb.al mëson ekskluzivisht emrat e drejtuesve të qarqeve, disa të ndryshuar dhe të tjerë të paprekur, për shkak se kanë regjistruar rezultate pozitive në betejat e fundit elektorale, si më poshtë:
Qarku Tiranë – Emërohet Taulant Balla
Qarku Durrës – Emërohet Blendi Klosi
Qarku Lezhë – Emërohet Ermal Nufi
Qarku Shkodër – Emërohet Enea Karakaçi
Qarku Dibër – Emërohet Ulsi Manja
Qarku Kukës – Emërohet Erjon Malaj
Qarku Elbasan – Arbjan Mazniku (nuk ndryshon)
Qarku Berat – Ervin Demo (Nuk ndryshon)
Qarku Vlorë – Bledi Çuçi (Nuk Ndryshon)
Qarku Fier – Belinda Balluku (Nuk Ndryshon)
Qarku Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Qarku Korçë – Niko Peleshi
Dy ministrat e rinj të kabinetit, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi janë angazhuar menjëherë nga kryeministri Edi Rama si drejtues politikë të PS në qarqet e veriut, për të dalë në terren e për të organizuar strukturat atje.
Në Dibër, është zhvendosur nga Lezha politikani i lartë socialist Ulsi Manja, duke qenë se atje Partia Socialiste nuk po arrin dot të triumfojë mbi Partinë Demokratike, pas disa betejash elektorale.
Ndërkohë, në Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër nuk ka ndryshime pasi ekipi socialist në këto qarqe ka mundur të sigurojë rezultate pozitive elektorale dhe ruan të njëjtin trend pozitiv, raporton newsbomb.al.
© Newsbomb.al

Comments are closed.