Skip to content

E rëndë! Aksident në Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të diel, më 22 mars 2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Ford”. Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Published inBank

Comments are closed.