Skip to content

Dhimbje e madhe në PS! Ndahet nga jeta parakohe ish-deputeti i njohur, familja jep detajet e trishta

Hamit Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste për zonën e Peqinit, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e Kostës, i cili prej më shumë se një dekade ishte tërhequr nga angazhimet publike.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të xhaxhait tone te dashur Hamit Kosta. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që na dhuroi. Varrime behet neser ne oren 14:00”, njofton familja.

Familja njofton lajmin e trishtë: Është ndarë nga jeta

Hamit Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste

Gjatë karrierës së tij, ai u vlerësua për përkushtimin, thjeshtësinë dhe lidhjen e fortë me komunitetin. Mirëpo, pas tërheqjes nga politike, ai u përfshi rreth 9 vite më parë në një konflikt me ish-bashkëjetuesen.

Siç raportoi Policia e Shtetit në vitin 2017, Hamit Kosta kishte kanosur me fjalë dhe armë zjarri ish-bashkëjetuesen. Gjatë kontrollit, atij ju gjet arma e zjarrit me disa fishekë në krehër dhe u arrestua menjëherë.

Familja njofton se dje, më 22 Mars, Hamit Kosta ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare. Këtë të hënë, në orën 14:0 ai do të përcillet për në banesën e fundit.

Published inBank

Comments are closed.