Skip to content

Adoleshenti iu merr jetën dy grave! 15-vjeçari, djali i adoptuar i një polici i cili…(Video)

Një nxënës 15-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi për vdekje dy gra në një shkollë private në shtetin Michoacán, në perëndim të Meksikës.

654453511_1389731976534449_615224380612161404_n

Krimi ndodhi në shkollën private në qytetin Lázaro Cárdenas, ku dy gratë u gjetën të pajeta me plagë të shumta nga armët e zjarrit. Prokuroria e shtetit konfirmoi se viktimat, të moshës 36 dhe 37 vjeç, humbën jetën brenda ambienteve të shkollës, ndërsa në vendngjarje u gjet një armë zjarri dhe një karikator.

Sipas mediave lokale, 15-vjeçari dyshohet se përdori një pushkë gjysmë automatike të tipit AR-15 dhe sulmoi gratë pasi nuk iu lejua hyrja në shkollë për shkak të vonesës. Ai ka deklaruar para autoriteteve se arma nuk ishte e tij.

Mediat lokale raportojnë se i mituri është djali i adoptuar i një oficeri të Ministrisë së Marinës (Semar), ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga arrestimi i tij.

Në materiale që kanë qarkulluar online, shihet një adoleshent me pamje të ngjashme duke mbajtur një armë gjysmë automatike para pasqyrës, ndërsa në të njëjtin profil janë identifikuar edhe përmbajtje që lidhen me lëvizjen “incel”, një komunitet ekstremist online me retorikë antifeministe dhe mizogjene.

Një zyrtar që foli për Reuters bëri të ditur se viktimat ishin një mësuese dhe një punonjëse e administratës, megjithatë prokuroria nuk ka sqaruar rolet e tyre të sakta në shkollë.

Shteti i Michoacán konsiderohet ndër zonat me nivelin më të lartë të kriminalitetit në Meksikë, për shkak të aktivitetit të karteleve të drogës dhe bandave të armatosura. Megjithatë, sulmet me armë në shkolla mbeten të rralla në vend, pavarësisht nivelit të lartë të dhunës.

Published inBank

Comments are closed.