Skip to content

Djali i vogël i linte lekët në lloto, u detyruan të…! Fqinjët: Cifti ishin njerëz fantastikë, ja cilat ishin prapaskenat e familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Roskovecin ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj i mori jetën gruas së tij, Dashuri Rrapaj dhe pastaj kreu vetëvrasje.

Fqinjët kanë ngritur dyshimet se shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë djali i vogël i çiftit, i cili nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Greqia.

Në një proncim për mediat njëri nga fqinjët është shprehur se djali mund të jetë arsyeja e zënkës mes të moshuarve pasi ky i fundit shpenzonte të ardhurat në lloto dhe ai ka qenë gjithmonë problemtika e familjes. Ndërsa për gruan, fqinji thotë se ishte një person i mirë.

“Ishte nga gratë e rralla, e respektoja si motrën time. Nuk e di si ndodhi. Shefiti nuk konsumonte alkool, kurrë. Ndoshta ardhja e djalit të vogël nga Greqia mund të ketë ndikuar, por nuk i di problemet e tyre. Nuk e dija që kishte armë në shtëpi. Nuk e di shkakun. Nuk e di pse janë grindur 4 ditë më parë. Ndoshta ka lozur lloto, nuk e di. Ajo është problematika gjithmonë. Kanë rreth 20 vite që jetonin këtu dhe i njihnim si komshinjtë më të mirë,” tha ai.

Fqinji zbulon se çifti jetonte vetëm edhe pse kishte nëntë fëmijë, 3 vajza dhe 6 djem, dhe gruaja merrej kryesisht me punët e shtëpisë dhe rritjen e shpendëve. Ndërsa mësohet se ata jetonin prej 20 vitesh në këtë zonë.

Një tjetër fqinj deklaroi se çifti nuk kishte shfaqur probleme në komunitet duke shtuar se ata njiheshin si njerëz të rregullt.

“Nuk kanë pasur probleme me fshatin. Merreshin me bahçen dhe jetën e përditshme. Janë të ardhur nga Levani dhe njiheshin si çift i qetë. Nuk kemi dëgjuar për konflikte mes tyre. Është një ngjarje makabre,” u shpreh ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 15:00, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj fillimisht qëlloi për vdekje gruan, e më pas i dha fund jetës së tij.

Autoritet po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa familja Rrapaj pritet të hapë dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit çiftin e moshuar.

Krimi në familje trondit Fierin, burri vret gruan dhe më pas qëllon për vdekje edhe veten (EMRAT)

Published inBank

Comments are closed.