Skip to content

Edi Rama po bëhet gati për zgjedhje! Baton Haxhiu jep lajmin e bujshëm: Po kërkon me ngulm që të marrë

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Asamblenë e Partisë Socialiste dhe ndryshimet që Rama u ka bërë drejtuesve të qarqeve.

Haxhiu tha se Rama është i fokusuar te Tirana, ndaj ka caktuar pesha të rënda të PS, pasi e do me çdo kusht kryeqytetin.

“Vizualisht nuk ka ndryshuar asgjë në Asamblenë e pardjeshme, por logjika politike më thotë që në Sekretariat, njerëzit nëpër qarqe, tregon se sekretari i PS, do të jetë një figurë e cila ka njëfarë lidhje me këtë strukturë. Ajo që më bëri përshtypje, Sekretariatin e la për një moment tjetër për ta ndryshuar. Me siguri qershori ose kurdo e bën, hyn në përgatitjen e zgjedhjeve. Kjo ishte esenca për mua.

Ajo që tregoi për Tiranën, tregoi se Tirana është i vetmi vend që mund të godasë dhe të reagojë rrufeshëm, jo në mënyrë graduale si qytete të tjera. Frika se Tirana dhe elektorati gri, tregon se kush janë brenda këtij mobilizimi. Të gjithë ishin. Në cilat zona janë, janë 2-3 figura kryesore, pra kjo tregon se e do Tiranën me çdo kusht, pasi ka patur vakum menaxhues, politik, betejë te brendshme, betejë mes njerëzve të PS që ka dalë sheshit tani. Kjo dëshirë prë të stabilizuar Tiranën, tregon se në PS duhet të kthehet disiplina që ka qenë prej vitesh. Njeriu kryesor që dukej se do të jetë pasardhës i PS, që tash ësht ënë paraburgim, fuqinë që e kisht embi Tiranën, duhet të zëvendësohen me një grup njerëzish që duhet të rikthejnë menaxhimin. Nëse kemi një PS, që e tregon njefarë rruge nga po shkohet, mendoj se në qershor mund të ketë pakënaqësi nëse ndërtohet udhëheqje e re në PS, por asnjë pakënaqësi që mund ta dëmtojë në garë.

Nëse PD nuk ndjek këtë rrugë, por kërkon qeveri teknike, rezultati mund të digjet.

Edhe një gjë, unë jam për idenë e qeverisë teknike, por dy vende që e kanë patur, Maqedonia por edhe Shqipëria, tregon se janë të pasuksesshme. Nëse opozita me qeveri teknike nuk e fiton betejën, fuqia e saj humbet aq shumë sa rikthimi është shumë i zorshëm”, tha Haxhiu.

Published inBank

Comments are closed.