Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother VIP Albania, pasi gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari ka publikuar pamje që sipas saj përbëjnë një rast të papranueshëm brenda shtëpisë. Në reagimin e saj, ajo ka qenë shumë e drejtpërdrejtë, duke bërë thirrje publike: “Ngacmim seksual. Denoncojeni!”, duke kërkuar që rasti të merret seriozisht dhe të mos anashkalohet

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ndërsa familjarët e Rogertit kanë reaguar duke kundërshtuar këtë interpretim. Ata kanë lënë të kuptohet se situata po keqinterpretohet dhe se
po bëhen akuza të rënda pa u parë e vërteta e plotë, duke mbrojtur qëndrimin e tij.
Sipas tyre, pamjet nuk tregojnë atë që pretendohet dhe kërkojnë që publiku të mos nxitojë në gjykime, duke theksuar se gjithçka duhet parë në kontekst.

Comments are closed.